Ngushtica e Hormuzit/ SHBA pretendon devijimin e 27 anijeve nga bllokada e Iranit

Bota

Ngushtica e Hormuzit/ SHBA pretendon devijimin e 27 anijeve nga bllokada e

Në lidhje me Ngushticën e Hormuzit, ushtria amerikane ka urdhëruar 27 anije të kthehen drejt porteve iraniane, njoftoi Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM).

Në një deklaratë në platformën “X”, CENTCOM bëri të ditur se, që prej vendosjes së kufizimeve ndaj anijeve që hyjnë ose dalin nga portet dhe zonat bregdetare iraniane, forcat amerikane kanë urdhëruar kthimin e 27 mjeteve lundruese.

Ndërkohë, sipas të dhënave të kompanisë Kpler, trafiku detar përmes Ngushticës së Hormuzit ka mbetur pothuajse i bllokuar, me vetëm tre anije që kanë arritur të kalojnë këtë rrugë strategjike detare.

ME TE LEXUARAT