Ngrihet alarmi! Rusia po përgatitet të sulmojë NATO-n!

Bota

Ngrihet alarmi! Rusia po përgatitet të sulmojë NATO-n!

Objektivin e ka bërë me dije Ish-Presidenti i Rusisë dhe njeriu më i afërt i Vladimir Putin, Dmitry Medvedev. I pranishëm në një event me të rinjtë rusë, Medvedev theksoi se anëtarët e rinj të NATO-s janë target i sulmeve nukleare ruse.

“Le të jemi të sinqertë, nuk ka asnjë vend i cili e ka fuqizuar sigurinë e tij si rezultat i anëtarësimit në NATO. Polonia, vendet Baltike dhe së fundmi Finlanda me Suedinë janë një shembull i qartë i kësaj.

Statusi i vendeve të paangazhuara, u dha atyre një avantazh të qartë për shkak të gjeopolitikës së tyre dhe shumë faktorëve të tjerë.

Tania ta janë në një bllok armiqësor me ne. Kjo do të thotë se ata automatikisht do të bëhen target i forcave tona, duke përfshirë edhe sulmet ushtarake dhe madje armët nukleare”, tha Dmitry Medvedev, Zv/Kryetar i Këshillit të Sigurisë Ruse.

Medvedev përmendi parimin e perëndimit “paqe përmes forcës” e cila po dështon. Sipas Medvedev, hakmarrja është i vetmi mjet që ndalon perëndimin të kërcënojë Rusinë.

“Ata, liderët perëndimorë mësuan me kujdes udhëzimet e paraardhësve të tyre. Fatkeqësisht, të riformatosh këtë qasje në të ardhmen e afërt është jorealiste. E vetmja gjë që i ndalon është kërcënimi i hakmarrjes. Kjo është përgjigja jonë e mundshme ndaj parimit të tyre të vetëmburrur “paqe përmes forcës”… Cila është përgjigjja, mund të pyesni. Por përgjigja është e qartë. Frika është duke funksionuar, të tjerat, jo”, shtoi Medvedev.

ME TE LEXUARAT