New York Times: Trump do të flasë të hënën me Zelenskyn për shkëmbimin e territoreve me Rusinë

Bota

New York Times: Trump do të flasë të hënën me Zelenskyn

Donald Trump pritet të flasë të hënën me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, për mundësinë e një shkëmbimi territori me Rusinë, sipas raportimeve të New York Times, që citon burime të ndryshme. Në këtë bisedë pritet të marrin pjesë edhe udhëheqës evropianë.

Raporti i gazetës thotë se Trump u ka kërkuar liderëve evropianë të mbështesin një plan për të dhënë fund luftës në Ukrainë duke i dorëzuar Rusisë territoret që nuk janë pushtuar, në vend që të përqendrohen në një armëpushim të menjëhershëm.

Pas takimit të tij me Vladimir Putinin, Trump ka hequr dorë nga kërkesa për armëpushim të menjëhershëm dhe konsideron se mund të arrihet një marrëveshje paqeje e shpejtë nëse Zelensky pranon të dorëzojë pjesën tjetër të Donbasit, përfshirë edhe zonat që aktualisht nuk janë nën kontroll rus.

Nga ana e tij, Putini ka ofruar armëpushim në pjesën tjetër të Ukrainës, duke garantuar në shkrim se nuk do të sulmojë më Ukrainën ose ndonjë vend tjetër evropian. Sipas raportimeve, gjatë diskutimeve me udhëheqësit evropianë, Trump nuk ka përmendur sanksione ose presion ekonomik ndaj Rusisë.

ME TE LEXUARAT