Ndërtesa shembet mbi autobusin, humbin jetën tragjikisht 9 persona (VIDEO)
Lajmifundit
/
9 June 2021, 21:53
Bota

Të paktën 9 persona humbën jetën në Korenë e Jugut pasi një ndërtesë që po shembej nga autoritetet zuri poshtë një autobus.
8 persona të tjerë mbetën të plagosur, në ngjarjen e rëndë që ndodhi kur autobusi ndaloi stacion në qytetin jugor të Gwangju.
Sipas autoriteteve, shkaqet e shembjes së ndërtesës janë ende të paqarta, ndërkohë që punëtorët që punonin në këtë ndërtesë të amortizuar ishin evakuuar disa orë më herët.


