Ndërrojnë jetë dy foshnje të sapolindura në Itali, dyshohet se u infektuan nga detergjenti i përdorur në spital

Bota

Ndërrojnë jetë dy foshnje të sapolindura në Itali,

Dy foshnje të lindura shumë herët, me peshë nën një kilogram, ndërruan jetë javën e kaluar në spitalin San Maurizio në Bolzano, pas një infeksioni të rëndë. Autoritetet shëndetësore dyshojnë se bakteria Serratia marcescens, që shkaktoi infeksionin, mund të ketë ardhur nga një detergjent i përdorur për enët në spital.

Foshnjet kishin lindur në javët e 23-të dhe 27-të të shtatzënisë, dhe ishin veçanërisht të rrezikuara për shkak të sistemit imunitar të dobët.

Drejtori i spitalit konfirmoi se të gjithë detergjentët e përdorur u tërhoqën menjëherë, ndërsa prania e foshnjave të lindura shumë herët në spital është ndaluar përkohësisht. Prokuroria po heton nëse vdekjet mund të jenë shkaktuar nga neglizhenca ose moskujdesi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion