E rëndë në Itali, shqiptari ndërron jetë pasi u qëllua me armë elektrike nga karabinierët

Aktualitet

E rëndë në Itali, shqiptari ndërron jetë pasi u

Një 47-vjeçar me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë të dielën në mbrëmje në Sant’Olcese, në kodrat mbi Xhenova, pas një ndërhyrjeje të karabinierëve.

Hetuesit dyshojnë se përdorimi i armës elektrike (tazer) mund të ketë shkaktuar një arrest kardiak te shqiptari, sipas mediave italiane. Prokurorja Paola Calleri ka hapur një hetim për vrasje të paqëllimshme dhe ka urdhëruar autopsinë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Incidenti vjen pas një rasti tjetër në Olbia, ku një 57-vjeçar gjithashtu kishte humbur jetën pas përdorimit të tazerit nga policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion