Moti i keq në Greqi, meteorologët paralajmërojnë: Do zgjasë edhe disa ditë

Bota

Moti i keq në Greqi, meteorologët paralajmërojnë: Do

Situata e motit në Greqi vijon të jetë e rënduar. Atika dhe Evia janë zonat më të prekura, ku dëmet materiale janë të shumta. Sipas mediave fqinje, në të paktën 2 ditë, 700 milimetra shi ka rënë, sa dyfishi i reshjeve vjetore në qendër të Athinës.

Banorët e Evias janë paralajmëruar se gjendja do jetë e tillë për disa ditë, ndërsa ky mot pritet të prekë edhe Traki, Thesalinë Lindore, Peloponez, Egje e Kretë, ndërsa ekziston dhe mundësia e breshërit. Përmbytjet e shkaktuara nga stuhia e mbiquajtur “Athina”, dëmtuan një sërë shtëpish, pronarët e të cilëve po kërkojnë ndihmën e shteti për të kapërcyer këtë moment të vështirë. Në disa raste, njerëzit i kanë gjetur në breg të detit orenditë e tyre, që ishin marrë me vete nga uji.

Moti i keq në Greqi, meteorologët paralajmërojnë: Do

Banorët ankohen se zona në veri të ishullit nuk ishte fortifikuar, dhe thonë se pas zjarreve katastrofike të verës atje, nuk u bënë punimet e nevojshme për mbrojtjen nga përmbytjet. Sipas informacioneve, shtëpitë e dëmtuara në Evia, janë më shumë se 200. / Top Channel

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion