U kap duke transportuar ilegalisht dru në Manzë, policia procedon 40-vjeçarin

Aktualitet

U kap duke transportuar ilegalisht dru në Manzë, policia procedon

Një 40-vjeçar G.T., është proceduar penalisht nga Policia e Durrësit, pasi u kap duke transportuar lëndë drusore të prera në mënyrë të paligjshme.

Gjithashtu policia ka bllokuar edhe automjetin e 40-vjeçarit.

Sakaq materialet në ngarkim të tij janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Manzë/Durrës-Informacion

Vijon zbatimi i planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Bllokohet nga Policia, 1 automjet që transportonte lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.

Procedohet penalisht drejtuesi i mjetit që po transportonte lëndë drusore.

Në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet e Policisë Manzë, kanë konstatuar dhe ndaluar në aksin Rrugor Manzë-Shkallë, mjetin tip “Benz” që po transportonte lëndë drusore.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se drejtuesi i mjetit, shtetasi G. T., 40 vjeç, po transportonte lëndë drusore të prera në mënyrë të paligjshme.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimit në Stacionin Policor Manzë kanë proceduar penalisht për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, shtetasin G. T., 40 vjeç, banues në fshatin Shetaj, Durrës.

Materialet në ngarkim të shtetasit G. T. janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

 

 

ME TE LEXUARAT