E rëndë në Bulqizë, familjarët gjejnë 33-vjeçarin të vetvarur në oborrin e shtëpisë

Aktualitet

E rëndë në Bulqizë, familjarët gjejnë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot fshatin Fushë-Bulqizë, ku një 33-vjeçar është gjetur i vetëvarur nga familjarët e tij, në oborrin e shtëpisë.

Mësohet se familjarët, sapo e kanë zbuluar, kanë njoftuar menjëherë Policinë dhe ambulancën, duke shpresuar se ai ishte ende gjallë, por mjekët konstatuan se i riu kishte ndërruar jetë.

Viktima kishte punuar muajt e fundit në Sarandë, në punë të ndryshme, ndërsa së fundmi ishte kthyer pranë familjes në Bulqizë. Burime nga policia bëjnë me dije se, sipas dëshmisë së familjarëve, i riu kishte shfaqur probleme me shëndetin mendor, çka dyshohet të ketë çuar deri në aktin ekstrem.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur me saktësi rrethanat e tragjedisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion