“Urdhri ishte bjeruni kokës, por ne jemi kryelartë”/ I riu: Duhet ndryshim sistemi, mos qëndroni besnikë…

Një i ri në protestë ka bërë thirrje që të organizonin protesta si në Francë, ku fermerët mbledhin traktorët dhe mjetet bujqësore para institucioneve.
Ai apeloi për t’u organizuar më të shumtë në numër pasi vetëm kështu i bëhet ballë sistemit. Ai tha se ata do ta mbajnë kokën lart pavarësisht dhunës.
“Deputetët përmes dhunës na dhanë një mesazh të qartë nga parlamenti, thanë bjeruni kokës, ne sa herë do ta ngremë kokën lart sepse jemi krenarë, jemi shqiptarë. Bjeruni kokës, kjo është gjuha e dhunës, ne kemi të paqes. Ata përdorin piper dhe spraj ariu kur ne këndojmë himnin. Fermerë, mblidhni ato traktorë dhe mjete që keni dhe ta bëjmë si në Francë, t’ju bëjmë ballë autoboteve”, tha ai mes të tjerash.
Gjithashtu ai apeloi për ngritjen e studentëve, bujqërve dhe qytetarëve. I riu tha se qeveritarët po kërkojnë t’i zëvendësojnë me të huaj, ndaj të qëndronin të bashkuar dhe të rrëzonin këtë qeveri dhe sistem.
“Ngrihuni fermerë, studentë dhe le të baltosim këtë Parlament që kërkon të vjedhë çdo ditë. Punëtorët më të thjeshtë kanë nisur të zëvendësohen me të huaj, boll qëndruat besnikë ndaj sistemit, le t’i rrëzojmë. Duam ndryshim sistemi”, u shpreh ai nga podiumi i protestës.


