“S’ka polici dhe deputet që na ndalon”- Qytetari nga protesta: Një shtet që ka frikë nga veza nuk është shtet! Lironi çunat dhe gocat

Aktualitet

“S’ka polici dhe deputet që na ndalon”- Qytetari nga

Qytetarët thanë nga sheshi i protestës sot se nuk ka as Polici dhe as qeveri që i ndalon ata në qëllimet e tyre paqësore për ndryshimin e pushtetit dhe politikës së vjetër.

Një prej tyre, teksa u ngjit nga podiumi në sheshin para Kryeministrisë, i dërgoi një mesazh mazhorancës qeverisëse. Një mesazh edhe për deputetin socialist Taulant Balla, që i quajti protestuesit “terroristë”.

“Nuk ka polici dhe deputet që na ndalon ne në protestën tonë. Nuk mundet një deputet si Tao Balla të na ndalojë për të protestuar prej 54 ditësh apo të qëllojmë me vezë”, tha ai mes të tjerash.

Qytetari vuri në dukje se një shtet që ka frikë nga veza nuk është më shtet.

“Një shtet që ka frikë nga një vezë nuk mund të quhet shtet”, tha ai.

Në fund ai apeloi për qëndresë dhe bashkim deri në rrëzimin e qeverisë, teksa i bëri thirrje Policisë që të lironte të arrestuarit.

“Lironi çunat dhe lironi gocat”, përfundoi ai.

ME TE LEXUARAT