Momente tmerri në Londër, vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit

Bota

Momente tmerri në Londër, vajza e vogël mbetet e varur në

Një ngjarje dramatike ka ndodhur të martën pasdite në Ilford, ku një vajzë e vogël mbeti e varur në pragun e një dritareje në katin e dytë të një ndërtese, duke shkaktuar panik te banorët dhe kalimtarët.

E mitura qëndroi e varur për rreth nëntë minuta, ndërsa dhjetëra persona të mbledhur poshtë përpiqeshin të gjenin një mënyrë për ta shpëtuar. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentet e ankthit, ndërsa një grua nga apartamenti poshtë tenton të arrijë vajzën duke dalë nga dritarja e saj, mes thirrjeve dhe udhëzimeve të turmës.

Pak çaste më vonë, një oficer policie dhe një qytetar që ndodheshin pranë vendngjarjes u pozicionuan poshtë dritares, me krahët e hapur, të gatshëm për të kapur fëmijën në rast se ajo binte.

Pas disa minutash tensioni, vajza humbi mbajtjen dhe ra nga dritarja, por fatmirësisht u kap në kohë nga polici dhe qytetari, duke shmangur një tragjedi të mundshme. Shpëtimi i saj u prit me duartrokitje dhe brohoritje nga të pranishmit, të cilët përjetuan me ankth çdo sekondë të operacionit dramatik. Gjendja shëndetësore e vajzës nuk është bërë ende e ditur nga autoritetet lokale.

 

ME TE LEXUARAT