Mjeti lundrues pësoi defekt, Franca shpëtonë mbi 100 emigrantë, po tentonin të kalonin në La Mansh

Bota

Mjeti lundrues pësoi defekt, Franca shpëtonë mbi 100

Rojat bregdetare franceze kanë shpëtuar 106 emigrantë që ndodheshin në një mjet lundrues i cili pësoi defekt gjatë përpjekjes për të kaluar Kanalin e La Manshit.

Operacioni i shpëtimit u krye pasi disa persona hasën vështirësi në det, ndërsa fillimisht u ndërhy për të ndihmuar shtatë prej tyre, përfshirë një grua që humbi ndjenjat dhe u evakuua me helikopter. Emigrantët e shpëtuar u transferuan në një anije shpëtimi dhe më pas u dërguan në Kale në orët e para të mëngjesit të së dielës

. Në një incident të veçantë, u shpëtuan edhe gjashtë persona të tjerë, duke e çuar numrin total të të shpëtuarve në 119.

Ngjarja ndodhi pak ditë pas marrëveshjes mes Britanisë dhe Francës me vlerë 662 milionë paund, e cila synon të frenojë kalimet e rrezikshme përmes Kanalit të La Manshit.

Sipas të dhënave zyrtare, nga fillimi i vitit deri më 22 prill, 6.077 persona kanë kaluar kanalin me mjete të vogla lundruese, shifër që paraqet rënie krahasuar me vitin e kaluar.

ME TE LEXUARAT