Ministri ngre alarmin: Varianti indian i Covid 40% më i transmetueshëm se ai britanik

Bota

Ministri ngre alarmin: Varianti indian i Covid 40% më i transmetueshëm

Ditën e sotme, ministri i Shëndetësisë së Mbretërisë së Bashkuar , Matt Hanocock tha se varianti Delta, i njohur edhe si varianti indian i koronavirusit, vlerësohet se është 40 për qind më i transmetueshëm sesa varianti që fillimisht u identifikua në Britani. Ai tha se personat që kanë marrë të dy dozat e vaksinës, do të duhej të ishin njëjtë të mbrojtur nga cilido variant i virusit.

“Kjo shifër, prej rreth 40 për qind më i transmetueshëm, realisht është e dhëna e fundit që kam marrë”, tha ai për Sky News.

Varianti Delta tashmë është varianti dominues në Mbretërinë e Bashkuar, ka bërë të ditur Zyra e Shëndetit Publik në Angli. Në janar, për shkak të përhapjes së variantit britanik, që njihet edhe si varianti Alfa, Mbretëria e Bashkuar vendosi masa të izolimit mbarëkombëtar.

Hancock tha se shifra prej 40 për qind vjen pas analizave që ka kryer grupi i shkencëtarëve, që këshillon Qeverinë britanike. Përhapja e variantit indian të koronavirusit, ka rritur shqetësimet në Britani, shtet që ka paraparë që më 21 qershor të heqë masat kufizuese kundër pandemisë.

Hancock e pranoi se qeveria ende nuk ka marrë një vendin përfundimtar për heqjen e kufizimeve, për shkak të variantit indian.

“Ne do t’i shikojmë të dhënat edhe për një javë dhe më pas do të marrim vendimin”, tha ai të dielën për BBC-në, duke shtuar se qeveria është e hapur ndaj mundësisë që të shtyjë afatin për heqjen e kufizimeve.

Megjithatë ai tha se dy dozat e vaksinës ofrojnë mbrojtje ndaj variantit Delta.

Sipas të dhënave, Mbretëria e Bashkuar deri më tani ka vaksinuar mbi 27 milionë persona me dy doza të vaksinës, ku mbi 50 për qind janë persona të rritur – dhe mbi 40 milionë persona me një dozë të vaksinës. /REL/

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion