Mijëra njerëz evakuohen nga Kili dhe Argjentinë pas paralajmërimit për cunami!

Bota

Mijëra njerëz evakuohen nga Kili dhe Argjentinë pas

Mijëra njerëz janë evakuuar në zona më të larta në Kili dhe Argjentinë, pasi autoritetet kiliane lëshuan një paralajmërim për cunami pas një tërmeti në brigjet jugore të vendit.

Tërmeti me magnitudë 7.4 goditi në Pasazhin Drake midis Kepit Horn, në majën jugore të Amerikës së Jugut, dhe Antarktidës në orën 09:58 sipas kohës lokale (12:58 GMT), sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara.

Epiqendra e tij ishte 219 km (136 milje) nga qyteti argjentinas i Ushuaias, qyteti më jugor në botë.

Paralajmërimi për cunami u lëshua për rajonin e largët Magallanes të Kilit dhe pjesë të Territorit Antarktik Kilian, ndërsa masa paraprake u morën në rajonin Tierro del Fuego të Argjentinës.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion