Mbytën gruan në sy të foshnjës, grekët i kërkojnë info ambasadës shqiptare për 3 të dyshuar

Bota

Mbytën gruan në sy të foshnjës, grekët i

Hetuesit greke kanë identifikuar si të dyshuar kryesorë tre shqiptarë për grabitjen në periferi të Athinës, që përfundoi me fundin tragjik të një 20-vjeçareje britanike, të cilën e mbytën në sy të foshnjës.

Mediat greke shkruajnë se grupi hetimor i ka kërkuar informacion ambasadës shqiptare në Athinë për tre personat e dyshuar, nëse janë të skeduar në Shqipëri dhe për lëvizjet e tyre.

Të njëjtën procedurë autoritetet greke pritet që të ndjekin edhe me ambasadat e tjera, të Rumanisë, Bullgarisë apo edhe Gjeorgjisë për të dyshuarit.

Nga hetimet ka rezultuar se grabitja e banesës së pilotit 32-vjeçar në Glyka Neras që i vranë gruan ka ngjashmëri me atë të instruktorit të tij, i cili po ashtu disa kohë më parë ishte grabitur me dhunë dhe agresorët i kishin goditur gruan, e cila përfundoi në spital.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion