Luftë me qeverinë afgane, 100 talibanë janë vrarë brenda 2 ditëve

Bota

Luftë me qeverinë afgane, 100 talibanë janë vrarë

Ministria e Mbrojtjes e Afganistanit tha se mbi 100 militantë janë vrarë në luftimet midis forcave qeveritare dhe talibanëve, gjatë dy ditëve të fundit. Në deklaratën e Ministrisë thuhet se 52 talibanë janë plagosur, por nuk jepen detaje për ndonjë viktimë në mesin e forcave qeveritare. Ministria tha se përleshjet kanë ndodhur në disa provinca, përfshirë Kandaharin - ish-bastionin e talibanëve.

Talibanët nuk i kanë komentuar luftimet. Dhuna në Afganistan ka qenë në rritje mujave të fundit, pasi negociatat midis dy palëve, që kanë për qëllim t’i japin fund konfliktit 20-vjeçar, kanë ngecur. Më 1 maj, ushtria amerikane ka nisur zyrtarisht tërheqjen e trupave të mbetura nga Afganistani, me urdhër të presidentit Joe Biden.

Tërheqja do të përfundojë më 11 shtator. Brenda muajsh do të tërhiqen edhe forcat tjera joamerikane të NATO-s. Kjo ka rritur shqetësimet për aftësinë e forcave afgane të sigurisë për të luftuar talibanët dhe grupet e tjera terroriste.

Por, Biden ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të veprojnë kundër grupeve terroriste që, sipas tij, “kanë metastazuar në të gjithë botën”./REL

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion