Lufta me Rusinë/ Zelensky pas takimit me Trump: Ukraina punon për garanci konkrete të sigurisë

Bota

Lufta me Rusinë/ Zelensky pas takimit me Trump: Ukraina punon për

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se bisedimet e zhvilluara të hënën në Uashington me Presidentin amerikan Donald Trump dhe udhëheqësit evropianë përbëjnë “një hap të rëndësishëm drejt përfundimit të luftës” dhe sigurimit të garancive të sigurisë për Ukrainën.

Në një postim në rrjetet sociale, Zelensky theksoi se Ukraina tashmë po punon për përmbajtjen konkrete të këtyre garancive. “Ne tashmë po punojmë për përmbajtjen konkrete të garancive të sigurisë”, shkruan ai, duke shtuar se koordinimi ndërmjet udhëheqësve po vazhdon edhe sot, me diskutime intensive për format dhe detajet e mbrojtjes.

Ai gjithashtu njoftoi se këshilltarët e sigurisë kombëtare të Ukrainës janë në kontakt të vazhdueshëm, duke garantuar se vendi do të marrë mbështetje konkrete për sigurinë.

Deklaratat e Zelensky vijnë ndërkohë që Rusia ka intensifikuar sulmet ajrore ndaj Ukrainës, duke shtuar tensionet dhe nevojën për siguri të menjëhershme dhe të qëndrueshme për vendin.

Kjo lëvizje e Ukrainës, pas takimit me Trump, tregon përkushtimin e qeverisë ukrainase për të marrë mbështetje ndërkombëtare të garantuar dhe për të forcuar pozicionin e saj në negociatat për paqen.#

ME TE LEXUARAT