Lufta kundër Covid, edhe ky shtet heq maskat në vendet e mbyllura

Bota

Lufta kundër Covid, edhe ky shtet heq maskat në vendet e mbyllura

Izraeli njoftoi sot fundin e detyrimit të mbajtjes së një maske në vendet publike të mbyllura, një prej masave të fundit në fuqi në shtetin hebre në kuadër të luftës kundër pandemisë nga COVID-19.

“Detyrimi për të mbajtur një maskë është anuluar duke nisur nga e marta 15 qershor”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë në një komunikatë.

Izraeli ka lehtësuar që prej fillimit të qershorit kufizimet shëndetësore për banorët, por kishte ende në fuqi masa drastike për vizitorët e mbërritur nga jashtë.

Izraeli ndërmori në fund të dhjetorit një fushatë të gjerë vaksinimi në kuadër të një marrëveshjeje me gjigantin farmaceutik Pfizer, i cili i ka livruar miliona doza në këmbim të të dhënave për efektet e vaksinimit në këtë vend që disponon banka të të dhënave mjekësore digjitale në popullsinë e saj./ATSH

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion