“Kush të futi aty?”/ Shokuese në Irlandë, gruaja gjendet e mbyllur brenda një valixheje në një autobus, autoritetet nisin hetimet

Bota

“Kush të futi aty?”/ Shokuese në Irlandë, gruaja

Autoritetet irlandeze po hetojnë një incident tronditës në një autobus në Galway, ku një grua u gjet brenda një valixheje, pasi një videoje që qarkulloi në rrjete sociale.

Citylink ka konfirmuar se po bashkëpunon me policinë irlandeze, pasi një video u shfaq në internet që tregonte një grua të mbyllur brenda një valixheje në ndarjen e bagazheve të një autobusi.

Në videon në fjalë, teksa shpërndahen bagazhet nga brenda një valixheje dëgjohen disa britma. Personi që e regjistron afrohet dhe e hap zinxhirin dhe gjen gruan që duket e frikësuar dhe e çorientuar.

Një burrë dëgjohet duke e pyetur: “Kush të futi aty?”, ndërsa ajo, dukshëm e tronditur, përgjigjet: “Faleminderit Zotit, faleminderit Zotit”, përpara se të ulet duke mbajtur kokën me duar.

Citylink, në një deklaratë të premten në mbrëmje, tha se gruaja ishte një “pasagjere e paautorizuar” në një nga shërbimet e kompanisë.

“Ne jemi në dijeni të pamjeve video që tregojnë një person të paautorizuar në një nga shërbimet tona. Ne kemi bashkëpunuar plotësisht me policinë në hetimin e tyre”, tha një zëdhënës i kompanisë për median lokale, Galway Beo.

Autoritetet po hetojnë rrethanat në të cilat gruaja u gjet në valixhe dhe u mor në autobus dhe ende nuk janë dhënë detaje rreth identitetit të saj apo nëse është paraqitur ndonjë ankesë

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion