Kryeministrja e Japonisë bisedon në telefon me Trump: Do ta çojmë aleancën SHBA–Japoni në nivele më të larta

Bota

Kryeministrja e Japonisë bisedon në telefon me Trump: Do ta

Kryeministrja e re e Japonisë, Sanae Takaichi, deklaroi se ka zhvilluar një bisedë “të mirë dhe të sinqertë” me presidentin amerikan Donald Trump, i cili nesër nis një turne në Azi.

“Në bashkëpunim me presidentin Trump, jam e vendosur ta çoj aleancën mes Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara në maja edhe më të larta,” – shkroi Takaichi në platformën X.

Ajo e përshkroi Trump-in si “njeri shumë energjik dhe plot humor”, duke theksuar se në këtë komunikim të parë telefonik, përpara vizitës së tij në Tokio, prioriteti i qeverisë japoneze është forcimi i lidhjeve diplomatike dhe të sigurisë me Uashingtonin.

Trump ka kërkuar që Japonia, ashtu si aleatët e tjerë të SHBA-së, të rrisë shpenzimet e saj ushtarake. Në përputhje me këtë, Takaichi njoftoi të premten se buxheti i mbrojtjes do të arrijë në 2% të PBB-së që në vitin e ardhshëm fiskal, ndonëse kjo ishte planifikuar të ndodhte pas dy vitesh.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion