Aksident i frikshëm në Durrës, makinat bëhen “copë”
Lajmifundit
/
18 October 2021, 09:27
Aktualitet

Një aksident i pesëfishtë është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Currilave në Durrës.
Sipas informacioneve të para, ka qenë një mjet me targa italiane ai që ka përplasur 4 makina të tjera.
Pavarësisht dëmeve të konsiderueshme materiale, nuk raportohet për persona të plagosur rëndë.
Për ngjarjen, nuk ka ende informacion zyrtar nga policia

