Kishte kollë, mjekët zbulojnë se 19-vjeçarja e kishte zemrën në krahun e djathtë

Bota

Kishte kollë, mjekët zbulojnë se 19-vjeçarja e kishte

Ajo që supozohej të ishte një vizitë normale tek mjeku, për 19-vjeçaren amerikane Claire Mack nuk ka qenë e tillë.

Për shkak të një kolle të gjatë ajo kishte vendosur të bënte një kontroll në spital. Mjeku diagnostikoi një pneumoni, por për të qenë më i sigurt e çoi të bënte një radiografi.

Claire fillimisht u frikësua dhe më pas thjesht mbeti pa fjalë duke parë habinë e mjekut, që pas surprizës i shpjegoi asaj qetësisht se ajo kishte diçka që nuk shkonte në zemër. Një keqformim kongjenital, aspak i rrezikshëm, por thjesht zemra e saj ishte drejtuar djathtas.

Një dukuri e rrallë, që përfshin më pak se 1% të popullsisë botërore, por që njihet gjerësisht në mjekësi si destrokardi.

ME TE LEXUARAT