Kishin krijuar një rrjet të sofistikuar droge në Britani, si u zbuluan 4 shqiptarët dhe miku i tyre...

Bota

Pesë persona, katër prej tyre shtetas shqiptarë, janë dënuar nga drejtësia britanike pas zbërthimit të një rrjeti të organizuar të trafikut të kanabisit, që vepronte në Hull dhe East Yorkshire.

Sipas Policisë së Humberside, hetimi nisi në shkurt të vitit 2025, pasi strukturat kundër krimit të organizuar identifikuan një linjë të mirëorganizuar të shpërndarjes së drogës që furnizonte çdo ditë tregun lokal.



Gjatë hetimeve, autoritetet zbuluan se grupi përdorte aplikacione të koduara komunikimi, dokumente të falsifikuara sigurimi për automjetet dhe lëvizte vazhdimisht në qytete të ndryshme të Anglisë, përfshirë Londrën, Rugby, Sheffield, Middlesbrough dhe Hull, për të shmangur zbulimin.

Sipas dosjes hetimore, aktiviteti i rrjetit zhvillohej çdo ditë nga ora 11:00 deri në 23:00, ndërsa drejtimi i operacionit kryhej kryesisht nga persona që ndodheshin jashtë zonës së Humberside.

ME TE LEXUARAT