Ndeshja u ndërpre 25 minuta, Dinamos i ikën fitorja nga duart në Slloveni!

Sport

Ndeshja u ndërpre 25 minuta, Dinamos i ikën fitorja nga duart në

Dinamo ka marrë rezultat pozitiv në ndeshjen e parë të turit të dytë kualifikues të Conference League, duke barazuar 1-1 kundër Aluminit. ‘Nëndetësja’ i shkoi shumë pranë fitores në Slloveni, pasi zhbllokoi në minutën e 15 me Hekuran Berishën, por pak çaste para fundit të ndeshjes vendasit barazuan me Vrbanec.


Për t’u veçuar edhe fakti që dueli Alumini-Dinamo u ndërpre për gati 25 minuta pas paralajmërimit për stufi. Rikthimi në fushë uli ritmin e dinamovitëve, duke risjellë edhe baraspeshën e golave në fushë.


Megjithatë pas ndeshjes trajneri i Dinamos Ilir Daja fillimisht deklaroi se ‘barazimi ishte rezultati i drejtë pas asaj që skuadrat dhanë në fushë’. Më pas tekniku i ‘nëndetëses’ shtoi se ‘kualifikimi është i hapur në ndeshjen e kthimit’, por ‘Dinamo është pak më e favorizuar për shkak se luan në shtëpi.

Dueli i kthimit mes Dinamos dhe Aluminit do të luhet me 30 korrik në orën 21:00 në stadiumin ‘Elbasan Arena’.

ME TE LEXUARAT