Meghan dhe Harry ndajnë FOTOT nga pushimet verore, qëndruan në shtëpinë e fëmijërisë së Princeshë Diana

Bota

Meghan dhe Harry ndajnë FOTOT nga pushimet verore, qëndruan në

Princi Harry e dërgoi familjen e tij në shtëpinë madhështore të nënës së ndjerë, Princeshë Diana, në Mbretërinë e Bashkuar, ku vendosën edhe lule në varrin e saj.

Mediat britanike shkruajnë se, pasi nuk mundi të qëndronte në Pallatin Buckinghan, Dukesha e Susexx u zbuloi 4.7 milionë ndjekësve të saj në “Instagram” se familja qëndroi si mysafirë te daja i Harry-t, Earl Spencer, në Althorp.



Në një fotografi të shkrepur nga Meghan, Lilibet shihet duke ecur nëpër rrugën e famshme të pemëve të pronës Northamptonshire, afër ishullit privat në një liqen ku është varrosur Diana.

Përpara saj janë Harry dhe Archie, të tre duke mbajtur buqeta të mëdha me lule për t’i vendosur në varrin e Princeshës Diana dhe në memorialin aty pranë.

ME TE LEXUARAT