Kapet me 4 milion euro kokainë, pranga 24-vjeçarit shqiptar në Itali

Bota

Kapet me 4 milion euro kokainë, pranga 24-vjeçarit shqiptar në

Një 24-vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë italiane për shkak se akuzohet për trafikim kokaine.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, i riu shqiptar kishte kthyer garazhin e banesës së tij në një dyqan ku të vjetër vinin dhe blinin kokainë.

Pas kontrolleve, policia italiane i gjeti shqiptarit një sasi prej 75 kilogramë kokainë, të cilën e kishte fshehur në makinën që kishte parkuar në garazh.

Po ashtu policia ka mundur të arrestojë edhe një 46-vjeçar i cili ishte bashkëpunëtor i shqiptarit. I arrestuari i dytë ishte me orgjinë nga Roma.

Sipas raportimeve në mediat italiane, nëse droga do arrinte të shitej do të kapte vlerën e të paktën 4 milionë eurove.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion