Ronaldo harron futbollin dhe i futet bindshëm biznesit, hap hotelin luksoz në Madrid (Foto)

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo mësohet se ka hapur më në fund hotelin e tij në Madrid me 168 dhoma.

Bëhet me dije se investimi luksoz, CR7 Gran Via është hoteli i tretë i Ronaldos nën markën Pestana, duke iu bashkuar vendeve në Lisbonë dhe në Funchal e Madeira.

Sipas mediave spanjolle, ky hotel do ishte hapur një vit më parë, por pandemia e shtyu.

Ndërkohë, dyert e hotelit janë hapur partnerja e tij, Georgina Rodriguez ka prezantuar pamjet mahnitëse.
View this post on Instagram
Hoteli i ri me katër yje do të mburret me mbi 160 dhoma dhe një pishinë të cilësisë së mirë për mysafirët për t’u çlodhur.

Dhomat kanë çmime të arsyeshme gjithashtu me një dhomë standarde të disponueshme për një natë me vetëm 89 funte. Ka dy bare dhe një restorant me tarracë, e cila ka një pamje të hatashme të Madridit.