“Kanë mbetur vetëm dy liderë në gjithë botën, unë dhe Putin”, Erdogan: Të tjerët janë zhdukur
Zhvillimet në Siri aktualisht duken të favorshme për presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili tashmë ka formuluar strategjinë e tij dhe ka dhënë “bekimet” e tij për përmbysjen e Bashar Al-Assad.
Në të njëjtën kohë, ai deklaron se i konsideron vetëm dy njerëz si liderë botërorë: veten dhe Vladimir Putin.
Erdogan:
— Ragıp Soylu (@ragipsoylu) December 8, 2024
“There are only two people left among the leaders in the world. Me and Putin.
I have completed 22 years in office. Putin is close to that. All the others have been eliminated and left.”
pic.twitter.com/vjBtT3GWKG
Gjatë një diskutimi që pati me studentët, një i ri iu referua librit të Angela Merkelit, duke i kujtuar presidentit turk raportet për marrëdhëniet diplomatike të vendit me Gjermaninë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Studenti e pyeti Erdoganin se çfarë i detyrohet suksesit të tij në marrëdhëniet diplomatike, ku ai u përgjigj:
“Është e rëndësishme që mekanizmi i dialogut të vazhdojë. Ne e quajmë këtë “sulme” të diplomacisë.
Kanë mbetur vetëm dy nga liderët botërorë. Unë dhe Putini. Kam mbushur 22 vite në presidencë. Putini po afrohet. Të gjithë të tjerët janë neutralizuar ose janë zhdukur”.