Agjencitë shtetërore ruse të lajmeve: Al-Assad ndodhet në Rusi, merr statusin e azilit

Bota
Agjencitë shtetërore ruse të lajmeve: Al-Assad ndodhet në

Presidenti i përmbysur sirian Bashar Assad u arratis në Moskë të dielën, sipas njoftimeve të mediave ruse, disa orë pasi kryengritësit morën nën kontroll kryeqytetin Damask, duke i dhënë fund sundimit të hekurt 50 vjeçar të familjes Assad.

Agjencitë ruse Tass dhe RIA cituan një burim të paidentifikuar të Kremlinit të thoshte se al- Assadit dhe familjes së tij iu dha azil në Moskë, aleatja e tij më e vjetër.

Associated Press nuk ishte në gjendje të verifikonte menjëherë njoftimet por ka kontaktuar Kremlinin për koment.

RIA tha gjithashtu se Moska kishte marrë garanci nga kryengritësit sirianë për sigurinë e bazave ushtarake ruse dhe përfaqësive të saj diplomatike në Siri.

Sipas njoftimeve, al-Assad u largua nga Siria herët të dielën dhe sirianët janë derdhur nëpër rrugë duke shkrehur armët në ajër pasi një ofensivë e befasishme e rebelëve përparoi me shpejtësi duke mbërritur në kryeqytet dje dhe duke i dhënë fund sundimit të hekurt 50 vjeçar të familjes Assad.

Rrjedha marramendëse e ngjarjeve ka ngritur pikëpyetje për të ardhmen e vendit dhe të rajonit më gjerë. Rusia ka kërkuar një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të diskutuar situatën në Siri, tha në Telegram zëvendës përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në OKB, Dmitry Polyansky.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion