“Jam gati për takim dypalësh me Putin”, Zelensky: Uashingtoni të reagojë fort nëse Rusia refuzon takimin

Bota

“Jam gati për takim dypalësh me Putin”, Zelensky:

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u tha gazetarëve mbrëmë se një takim me Vladimir Putin do të ishte i mundur pas përcaktimit të boshteve kryesore të një marrëveshjeje me Perëndimin mbi garancitë e sigurisë për Ukrainën.

“Ne duam të arrijmë një marrëveshje mbi strukturën e garancive të sigurisë brenda shtatë deri në dhjetë ditësh. Dhe bazuar në këtë bazë të përbashkët, ne synojmë të organizojmë një takim trepalësh në të cilin do të marrë pjesë edhe presidenti amerikan”, sqaroi ai.

Volodymyr Zelensky tha gjithashtu se do të donte të shihte një “reagim të fortë” nga Uashingtoni nëse presidenti rus nuk dëshiron të ketë një takim dypalësh me të. Ai shtoi se nuk është e qartë se çfarë lëshimesh do të ishte e gatshme të bënte Moska.

“Unë iu përgjigja menjëherë një propozimi për një takim dypalësh, ne jemi gati. Por çfarë ndodh nëse rusët nuk janë gati?”, tha ai.
“Nëse rusët nuk janë gati, ne do të donim të shihnim një reagim të fortë nga Shtetet e Bashkuara”, shtoi Zelensky.

“Për të diskutuar se çfarë dëshiron të bëjë Ukraina, le të dëgjojmë së pari se çfarë dëshiron të bëjë Rusia. Ne nuk e dimë këtë”, përfundoi presidenti ukrainas.
Zelensky nuk e dëshiron Budapestin si vendtakim.
Lidhur me Budapestin si një vend të propozuar për bisedime midis Kievit dhe Moskës, presidenti ukrainas tha se ishte “problematik” dhe përmendi Zvicrën, Austrinë ose Turqinë si alternativa.

Ne e konsiderojmë të drejtë të mbahet takimi në një Evropë neutrale. Mbajtja e tij në Budapest “nuk është e lehtë” duke pasur parasysh afrimin midis Hungarisë dhe Rusisë, shpjegoi presidenti ukrainas, duke shtuar se ai e ka përjashtuar opsionin e Moskës.
Presidenti Zelensky tha se i kishte kërkuar Donald Trump të bindte kryeministrin ukrainas Viktor Orban të ndalonte bllokimin e pranimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian.

“I kërkova Presidentit Trump në Budapest të ndalonte bllokimin e pranimit tonë në Bashkimin Evropian. Presidenti Trump premtoi se ekipi i tij do të merrej me çështjen”, tha Zelensky.

ME TE LEXUARAT