Tentuan të kalonin kufirin me automjetin ku fshihnin drogë, arrestohen dy persona në Morinë

Aktualitet

Tentuan të kalonin kufirin me automjetin ku fshihnin drogë, arrestohen

Dy persona u arrestuan në Pikën Kufitare të Morinës pasi tentuan të kalonin kufirin me një automjet ku fshihnin drogë.

Në pranga u vunë 29-vjeçari Rajmond Veliqi nga Kosova dhe 31-vjeçari Mehmet Centinkaya nga Turqia, me banim në Gjermani. Droga u gjet e fshehur në kroskotin e makinës, ndërsa shqiptarit iu sekuestrua edhe kanabis në formë çokollate pas kontrollit fizik.

Njoftimi i Policisë:

“Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën të fshehur në kroskot, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, ndërsa gjatë kontrollit fizik, shtetasit R. V. iu gjet një sasi lënde e dyshuar kanabis në formë çokollate. Lënda e dyshuar narkotike kanabis u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasit R. V., 29 vjeç, dhe M. C., 31 vjeç, të dy banues në Gjermani, për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve".

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion