Krim në familje në SHBA, gruaja vret bashkëshortin e sëmurë dhe dy fëmijët, më pas vret veten

Bota

Krim në familje në SHBA, gruaja vret bashkëshortin e

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në New Hampshire të SHBA-së, ku një grua 34-vjeçare, Emily Long, vrau bashkëshortin e saj, Ryan Long, 48 vjeç, dhe dy fëmijët e tyre, një vajzë 8 vjeç dhe një djalë 6 vjeç, para se të vetëvritej.

Hetimet paraprake tregojnë se të dy fëmijët u qëlluan në kokë, ndërsa burri i saj, i sëmurë rëndë, pësoi plagë të shumta. Fëmija i tretë, 3-vjeçari, u gjet gjallë dhe ndodhet nën kujdesin e familjarëve.

Para ngjarjes, Emily kishte ndarë në rrjetet sociale shqetësimet dhe vështirësitë e familjes për shkak të sëmundjes së bashkëshortit. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të tragjedisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion