Vodhi makinën që ishte marrë me qira nga një person, kapet brenda pak orësh 49-vjeçari i dyshuar në Cërrik

Aktualitet

Vodhi makinën që ishte marrë me qira nga një person, kapet

Policia e Cërrikut arrestoi brenda pak orësh Leonidha Dervishin, 49 vjeç, nga Belshi, i dyshuar për vjedhjen e një automjeti që ishte marrë me qira nga një person tjetër.

Mjeti u gjet dhe iu kthye pronarit pas kallëzimit të bërë menjëherë pas ngjarjes. Autoritetet po vijojnë hetimet për të dokumentuar plotësisht rrethanat e vjedhjes.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik, menjëherë pas kallëzimit të një shtetasi, se në Belsh, i kishin vjedhur automjetin që ai e kishte marrë me qira, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar të vjedhjes së automjetit, shtetasit L. D., 49 vjeç, banues në Belsh”, tha policia vendore.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion