Izraeli kërcënon shtetet e rajonit: Do sulmojmë ata që lejojnë kalimin e dronëve nga Irani

Bota

Izraeli kërcënon shtetet e rajonit: Do sulmojmë ata që

Irani ka nisur mbrëmjen e të shtunës një sulm hakmarrës ndaj Izraelit duke lëshuar mbi 500 dronë kamikazë, të cilët raportohet se do të duan disa orë që të arrijnë në Izrael.

Situata po zhvillohet me shpejtësi, me qeveritë në të gjithë Lindjen e Mesme të cilat po marrin masa në lidhje me sulmin.

Jordania, Libani dhe Iraku, tre shtete të vendosura në rrugën e mundshme të fluturimit të dronëve, kanë mbyllur hapësirën e tyre ajrore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Irani dhe Izraeli gjithashtu kanë mbyllur hapësirat ajrore për të gjithë, përveç avionëve ushtarakë.

Ministra e Mbrojtjes së Izraelit bëri një deklaratë të fortë, ku tha se shtetet që do të lejojnë kalimin e dronëve kamikazë do të marrin përgjigje të fortë nga izraeli.

“Çdo vend që hap hapësirën ajrore apo territorin e tij për Izraelin për të sulmuar Iranin, do të marrë një përgjigje të fortë nga ne”, tha zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes së Izraelit.

Zyrtarët amerikanë parashikojnë që Irani të lëshojë deri në 500 dronë dhe raketa nga Irani, Iraku, Siria, Libani dhe Jemeni. Kjo është pjesë e “Operacionit “Premtimi i Vërtetë” i Iranit si një përgjigje ndaj bombardimit të Izraelit ndaj ambasadës iraniane në Siri, duke vrarë shumë oficerë të IRGC.

 

ME TE LEXUARAT