Çfarë ndodhi? Këngëtari i famshëm largon fansen nga skena pasi reagoi çuditshëm... (VIDEO)

Showbiz

Çfarë ndodhi? Këngëtari i famshëm largon fansen nga

Këngëtari i famshëm, Usher, ka larguar nga skena një fanse e cila pati një reagim të çuditshëm kur ai po kërcente në mënyrë joshëse. Ngjarja ka ndodhur të shtunën gjatë një koncerti në Nashville.

47-vjeçari, i cili aktualisht është në turneun R&B me Chris Brown, iu bashkua fanses gjatë një pjese të shfaqjes teksa ai kërceu dhe këndoi për të.

Në llogarinë e “Intagram”-it @615nav u ngarkua një video të momentin në fjalë, e tashmë është bërë shumë viral në rrjetet sociale.

Fansja është marrë nga një seksion VIP brenda stadiumit Nissan dhe shoqërohet për në një shtrat që ndodhej në skenë.

E teksa Usher nisi të këndonte dhe të kërcente, ajo dukej se kishte një shprehje të çuditshme dhe të pakëndshme në fytyrë. Ajo mbeti si e ngrirë dhe këngëtari e vuri re këtë dhe u ngrit duke i hedhur një vështrim publikut.

“Nuk mendoj se ajo dëshiron të jetë në skenë”, dëgjohet të thotë 47-vjeçari, i cili më pas largohet dhe ia bën me shenjë vajzës që të rikthehet te publiku.

Ndërkohë përdoruesit e rrjeteve sociale kanë nisur menjëherë që të komentojnë. Disa me shaka shkruajnë:

“Ajo po kërkonte Chris Brown dhe u zgjodh për Usher”.

Ndërsa një tjetër shkroi: “Ju të gjithë e kuptoni që këto vajza dalin në skenë me dëshirë. Ajo mund të kishte thënë ‘jo’. Pse të ngjitesh në skenë nëse nuk do të marrësh pjesë?”.

ME TE LEXUARAT