Ish-polici kapet duke shituar kokainë në Angli, në Shqipëri punonte si efektiv i infiltruar

Bota

Ish-polici kapet duke shituar kokainë në Angli, në Shqipëri

Një ish-punonjës i policisë shqiptare, azilkërkues në Angli, ishte përfshirë në shitjen e kokainës në kryeqytetin britanik.

Maurisio Malaj, 30 vjeç pas arrestimit doli përpara gjykatës duke dhënë detaje se përse u përfshi në shitjen e kokainës për llogari të grupeve shqiptare kriminale shqiptare.

Court Neës raporton se Malaj përpara policëve që e arrestuan u ka treguar një episod të cilin ata e kanë marrë shumë seriozisht.

Maurisio Malaj ka deklaruar se ai kishte punuar në Shqipëri si efektiv i infiltruar policie në mafian shqiptare.

Ai në deklarimin e tij ka pohuar se shkoi në Angli pasi bosët shqiptarë të trafikut të drogës kishin mundur të zbulonin se ai ishte agjent i infiltruar i policisë.

Malaj ka treguar se grupet kriminale i kishin torturuar brenda në një makinë babain për faktin se e kishin zbuluar se çfarë punë dhe roli kishte në policinë e shtetit.

Ish polici shqiptar shpjegoi se nisi të shiste kokainën pasi nuk kishte leje për të punuar teksa aplikimi për azil nuk i ishte shqyrtuar ende. Paçka se u kap me një sasi të vogël kokaine Malaj nuk u dënua me burg.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion