Irani nis luftën me Izraelin, sirena alarmi në disa qytete. Ushtria e SHBA rrëzon dronët "Shahed"

Bota

01.13 - Shtetet e Bashkuara po vazhdojnë “të rrëzojnë dronët e lëshuar nga Irani që synojnë Izraelin”, tha të dielën një zyrtar amerikan i mbrojtjes.

“Në përputhje me angazhimin tonë të hekurt për sigurinë e Izraelit, forcat amerikane në rajon vazhdojnë të rrëzojnë dronët e lëshuar nga Irani që synojnë Izraelin”, tha zyrtari. "Forcat tona mbeten të vendosura për të ofruar mbështetje shtesë mbrojtëse dhe për të mbrojtur forcat amerikane që veprojnë në rajon."

Irani nis luftën me Izraelin, sirena alarmi në disa qytete. Ushtria e

01.11 - Zëdhënësi i ushtrise se Izraelit, adm. Daniel Hagari, në një deklaratë të re me video tha se Irani ka qelluar me raketa në Izrael, ndërsa avionë luftarakë "të shumtë" janë në qiell duke u përgatitur për t'iu kundërvënë sulmeve të Teheranit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Irani lëshoi ​​raketa nga territori i tij drejt territorit të shtetit të Izraelit”, thotë Hagari.

“Pa marrë parasysh se nga është nisur kërcënimi, kur bie alarmi, duhet të hyni në strehë dhe të prisni jo më pak se dhjetë minuta. Ne do të përditësojmë në kohë reale nëse ju kërkohet të qëndroni atje për një periudhë më të gjatë”, tha ai, duke iu drejtuar qytetareve.

Ai shtoi se grupi i mbrojtjes ajrore të Izraelit është “plotësisht operacional dhe po përgjon kërcënimet kudo që kërkohet, madje edhe në këtë moment. ”

Irani nis luftën me Izraelin, sirena alarmi në disa qytete. Ushtria e

00.59 - Ekipi i CNN në Jerusalem po dëgjon shpërthime dhe sirena ndërsa përgjimet ndodhin në qiellin e Jerusalemit, raporton Nic Robertson i CNN.

Radio e ushtrisë izraelite raporton se mbi 100 dronë u kapën jashtë territorit izraelit me ndihmën e SHBA dhe Britanisë së Madhe.

Reuters raportoi veçmas se ushtria amerikane rrëzoi aeroplanët iranianë të drejtuar drejt Izraelit, duke cituar tre zyrtarë amerikanë, pa bërë të ditur se sa dronë u rrëzuan apo vendndodhjet e sakta te ketyre operacioneve.

Irani nis luftën me Izraelin, sirena alarmi në disa qytete. Ushtria e

00.54 - Hamdah Salhut i Al Jazeera-s po raporton shumë "përgjime aktive" të sulmeve hyrëse mbi qiellin e Tel Avivit dhe kamerat e Al Jazeera-s kanë kapur një numër të shperthimeve te zjarrit në qiell, ku mesa duket, goditen e shperthejne dronet.

00.47 - Sirenat e alarmit dëgjohen në shumë zona në Izraelin jugor, duke përfshirë Beersheba, Dimona, Nevatim dhe zona të tjera mes një sulmi masiv me dron dhe raketa iraniane.

Nderkohe, trupat amerikane ne rajon kane rrëzuar një dron iranian dron të nisur drejt Izraelit të shtunën, thonë tre zyrtarë amerikanë, pa bërë të ditur se sa drone u rrëzuan apo vendndodhjet e sakta.

00.22 - Deri më tani, nuk ka asnjë informacion që tregon se raketa balistike janë lëshuar nga Irani në Izrael, thonë zyrtarët izraelitë për mediat në gjuhën hebraike.

Më herët, një burim i tha agjencisë shtetërore të lajmeve të Iranit se Teherani kishte lëshuar valën e parë të raketave balistike kundër Izraelit. Sipas burimeve të sigurisë, raketa të tilla duhet të marrin rreth 11-12 minuta për të arritur në Izrael, dhe pretendimi është bërë më shumë se gjysmë ore më parë.

00.16 - Grupi terrorist Hezbollah pretendon se pak më parë ka gjuajtur dhjetëra raketa nga Libani në një bazë të ushtrisë izraelite në Lartësitë Golan.

Sulmi ndezi sirenat në komunitetin verior të Snirit. Izraeli thotë se nuk ka raporte për dëme apo lëndime, pasi raketat goditën zona të hapura.

Rebelët Houthi të Jemenit lëshuan dronë drejt Izraelit në koordinim me Iranin, thotë firma e sigurisë Ambrey, duke shtuar se dronet ka të ngjarë të jenë të planifikuara për të arritur në Izrael në të njëjtën kohë.

“Mjetet ajrore pa pilot (UAVS) thuhet se u nisën nga Huthi në drejtim të Izraelit. UAV-të u lëshuan në koordinim me Iranin”, theksoi kompania. “Portet izraelite vlerësohen të jenë objektiva të mundshëm”, shton ai dhe paralajmëron për “dëm kolateral” në transportin detar.

Irani nis luftën me Izraelin, sirena alarmi në disa qytete. Ushtria e

23.52 - Ministri i Mbrojtjes i Iranit, Mohammad Reza Ashtiani, paralajmëron se Teherani do t'i përgjigjet me vendosmëri çdo vendi që "hap hapësirën ajrore ose territorin e tij për sulme ndaj Iranit nga Izraeli", raporton agjencia gjysmëzyrtare iraniane e lajmeve Mehr.

Nderkohe agjencia e lajmeve shtetërore iraniane IRNA, raportoise breshëria e parë e raketave balistike është nisur drejt Izraelit, duke cituar një burim të informuar iranian.

Edhe Kanali 12 i Izraelit raportoi se janë lëshuar raketa lundrimi dhe se ato kanë një kohë më të shkurtër fluturimi se dronët.

Irani nis luftën me Izraelin, sirena alarmi në disa qytete. Ushtria e

Një burim i tha agjencisë shtetërore të lajmeve të Iranit se Teherani ka lëshuar valën e parë të raketave balistike kundër Izraelit.

Sipas gjeneral brigade (res.) Zvika Haimovich, ish-kreu i Mbrojtjes Ajrore IAF, raketa të tilla duhet të marrin rreth 11-12 minuta për të arritur në Izrael.

Netanjahu mbledh "keshillin e luftes" 

Irani nis luftën me Izraelin, sirena alarmi në disa qytete. Ushtria e

23.21 - Kryeministri Benjamin Netanyahu thirri një takim të kabinetit të luftës në selinë ushtarake Kiryat në Tel Aviv, tha zyra e tij.

Një foto e publikuar tregon Netanyahun të ulur me Ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant, ministrin Benny Gantz, shefin e IDF-së Herzli Halevi, Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Tzachi Hanegbi dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Irani nis luftën me Izraelin, sirena alarmi në disa qytete. Ushtria e

23.13 - Ushtria izraelite ka identifikuar më shumë se 100 dronë të nisur nga Irani drejt objektivave në Izrael.

Forcat Ajrore izraelite po gjurmojnë dronët dhe po përgatiten për valë të tjera sulmesh, të cilat mund të përfshijnë edhe raketa.

Dronët që po gjurmohen aktualisht pritet të arrijnë në vend brenda disa orësh, megjithëse Izraeli do të punojë për t'i kapur në një fazë të hershme para se te prekin objektivat.

Kërcënimet e tjera, duke përfshirë raketat balistike ose raketat e lundrimit, do të kërkojnë më pak kohë për të arritur në Izrael dhe atoritetet thonë se do të përditësojë në përputhje me rrethanat.

Izraeli thotë se është e përgatitur mirë për të trajtuar sulmin iranian dhe shefi i shtabit gjeneral, gjeneral Herzi Halevi mbajti një vlerësim tjetër në orët e fundit.

Dhjetra avionë luftarakë janë aktualisht në qiell dhe janë të përgatitur për të goditur kudo që të jetë e nevojshme, sipas IDF.

Irani lëshon valën e tretë me dronë dhe kërcënon: Do sulmojmë këdo që ndihmon Izraelin!

Irani nis luftën me Izraelin, sirena alarmi në disa qytete. Ushtria e

23.12 - Mediat izraelite raportuan se dronët mund të fillojnë të mbërrijnë rreth orës 2 të mëngjesit me orën lokale (12 të mëngjesit me kohën e Mbretërisë së Bashkuar), por raketat mund të mbërrijnë më shpejt, sipas CNN.

23.05 - Iraku deklaroi mbylljen e perkohshme te hapesires se vet ajrore, si pasoje e sulmeve te Iranit ndaj Izraelit.

“Hapësira ajrore e Irakut është mbyllur dhe trafiku ajror është ndalur”, tha ministri i Transportit Razzak al-Saadawi për agjencinë shtetërore të lajmeve INA. Autoriteti i Aviacionit Civil tha se mbyllja do të zgjasë nga ora 23:30 (2030 GMT) deri në 5:30 të mëngjesit (0230 GMT).

Edhe Izraeli do të mbyllë hapësirën ajrore duke filluar nga ora 12:30 me orën lokale, tha ministria e transportit e Izraelit.

Në përputhje me udhëzimet e sistemit të sigurisë, duke filluar nga ora 00:30 e natës së sotme, hapësira ajrore e shtetit të Izraelit do të mbyllet për fluturimet ndërkombëtare dhe të brendshme”, thuhet në njoftim.

23.00 - Channel 12 raporton, pa cituar burimin, se Izraeli ka filluar të përgjojë dronët iranianë mbi Siri dhe Jordani.

Aftësia për ta bërë këtë garantohet falë një ombrellë ajrore të ngritur nga SHBA në bashkëpunim me aleatët rajonalë.

Ministri i Mbrojtjes i Iranit ka lëshuar një deklaratë duke paralajmëruar vendet fqinje se çdo prej tyre që hap hapësirën e tyre ajrore ndaj Izraelit për të kapur dronët do të jetë në shënjestër.

22.59 - Mediat e lidhura me Iranin raportojnë se Teherani ka nisur një valë të tretë të dronëve Shahed drejt objektivave në Izrael.

Irani nis luftën me Izraelin, sirena alarmi në disa qytete. Ushtria e

Pamjet që qarkullojnë në mediat sociale supozojnë se tregojnë një dron iranian "Shahed 136" duke fluturuar mbi Irak, në fazen e parë t sulmit të Iranit ndaj Izraelit.

Irani ka lëshuar dhjetëra dronë drejt Izraelit, të cilëve pritet të duhen disa orë për të arritur në objektiva.

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike lëshoi një deklaratë që konfirmon fillimin e sulmit ndaj Izraelit, duke thënë se është në përgjigje të sulmit që Izraeli kreu në një kompleks konsullor në Damask, ku u vranë disa anëtarë iranianë , duke përfshirë dy gjeneralë, në fillim të këtij muaji.

Irani thotë se do të godasë objektiva specifike në Izrael me dhjetëra dronë dhe raketa, me sa duket me raketa lundrimi.

Biden mbledh keshillin e sigurise Kombetare

Irani nis luftën me Izraelin, sirena alarmi në disa qytete. Ushtria e

SHBA kane shprehur mbeshtetjen ndaj Izraelit.

Autoritetet amerikane kane thene se “ekipi i Presidentit është në komunikim të vazhdueshëm me zyrtarët izraelitë, si dhe me partnerë dhe aleatë të tjerë”, thotë Shtëpia e Bardhë. “Ky sulm ka të ngjarë të shpaloset brenda disa orësh.”

“Presidenti Biden ka qenë i qartë: mbështetja jonë për sigurinë e Izraelit është e hekurt. Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë me popullin e Izraelit dhe do të mbështesin mbrojtjen e tyre kundër këtyre kërcënimeve nga Irani”, shtoi Shtëpia e Bardhë.

- Presidenti amerikan Joe Biden do të takohet me zyrtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në dhomën e situatës në Shtëpinë e Bardhë pas kthimit të tij nga Rehoboth, Delaware, sipas një deklarate nga Shtëpia e Bardhë.

Presidenti i SHBA Joe Biden u kthye në Uashington të shtunën pasdite për t'u konsultuar me ekipin e tij të sigurisë kombëtareper sulmin iranian kundër Izraelit.
Biden e ndërpreu udhëtimin e tij të fundjavës në Delaware, tha Shtëpia e Bardhë të shtunën, për të diskutuar ngjarjet në Lindjen e Mesme. 

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin do të jenë në takimin e Presidentit Joe Biden me ekipin e tij të sigurisë kombëtare, thanë zyrtarët për CNN.

Kryetari i Shefave të Shtabit të Përbashkët Gjeneral CQ Brown do të jetë gjithashtu në takim, sipas një zyrtari tjetër të mbrojtjes të SHBA.

Irani nis valen e dyte te sulmit

Mediat e lidhura me shtetin në Iran po raportojnë se një valë e dytë e dronëve është nisur nga Republika Islamike në Izrael.

“Dhjetëra dronë u vunë re duke fluturuar nga Irani në drejtim të Izraelit mbi hapësirën ajrore të Irakut”, thanë gjithashtu dy burime irakiane të sigurisë për Reuters.

Iraku njoftoi mbylljen e hapësirës së tij ajrore dhe pezullimin e të gjithë trafikut ajror më herët gjatë ditës së sotme, tha ministria e transportit e Irakut për agjencinë shtetërore të lajmeve të vendit.

Irani nis luftën me Izraelin, sirena alarmi në disa qytete. Ushtria e

Izraeli konfirmon nisjen e sulmit nga Irani. Zëdhënësi Daniel Hagari në një deklaratë për shtyp konfirmon se dhjetëra dronë të nisur nga Irani po shkojnë drejt Izraelit.

Ai thotë se Forcat Ajrore izraelite po gjurmojnë dronët, ndërsa theksoi se do të duhen disa orë për të pare finalizimin.

Hagari thotë se do të ketë ndërprerje të GPS pasi ushtria po punon për të kapur dronët.

Nëse ka ndonjë sulm shtesë, që kërkon një paralajmërim të veçantë, Hagari thotë se do të përditësojë publikun.

Sirenat do të bien vetëm nëse dronët hyjnë në hapësirën ajrore izraelite, në vendet përkatëse, tha Hagari. Ai thotë se Izraeli do të punojë për të kapur objektivat sa më shpejt që të jetë e mundur.

Channel 12 thotë se SHBA ishte e para që identifikoi nisjen e sulmit dhe njoftoi menjëherë Izraelin.

Irani nis luftën me Izraelin, sirena alarmi në disa qytete. Ushtria e

Mediat e huaja raportuan nisjen e sulmit te Iranit ndaj Izraelit, nje ngjarje e paralajmeruar fort ditet e fundit. 

Irani ka nisur një sulm kundër Izraelit me dhjetëra dronë, sipas faqes së lajmeve Axios.

Dronët vlerësohet se kërkojnë disa orë për të kaluar një distancë të tillë deri tek arritja ne objektiv.

Irani nis luftën me Izraelin, sirena alarmi në disa qytete. Ushtria e

Irani ka kërcënuar se do të sulmojë Izraelin për vrasjen e shtatë anëtarëve të IRGC-së, përfshirë dy gjeneralë, në Damask të Sirisë javën e kaluar.

Kryeministri Benjamin Netanyahu tha se Izraeli është gati për një sulm të drejtpërdrejtë nga Irani dhe do të përgjigjet në të njëjtën mënyrë.

“Qytetarët e Izraelit, në vitet e fundit, dhe aq më tepër në javët e fundit, Izraeli është përgatitur për mundësinë e një sulmi të drejtpërdrejtë nga Irani”, tha kryeministri në një deklaratë video.

“Sistemet tona të mbrojtjes janë të vendosura dhe ne jemi të përgatitur për çdo skenar, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm”.

“Ne e vlerësojmë SHBA-në për qëndrimin në krah të Izraelit, si dhe mbështetjen e Britanisë së Madhe, Francës dhe shumë vendeve të tjera.”

“Kam vendosur një parim të qartë - kushdo që na lëndon, ne do t'i lëndojmë ata. Ne do të mbrohemi nga çdo kërcënim dhe do ta bëjmë këtë me qetësi dhe vendosmëri”.

“E di që edhe ju, qytetarët e Izraelit, po ruani qetësinë. Ju bëj thirrje që të dëgjoni direktivat e Komandës së Frontit të Brendshëm.”

“Së bashku qëndrojmë dhe me ndihmën e Zotit, së bashku do të mposhtim të gjithë armiqtë tanë”, thotë Netanyahu.

Irani 100 raketa gati kundër Izraelit, mediat e huaja: Pritet të godasë shumë shpejt!

Irani nis luftën me Izraelin, sirena alarmi në disa qytete. Ushtria e

Mediat e huaja raportojne se Irani ka pergatitur një sulm masiv me 100 raketa dhe dronë me te cilat do të godasë territorin e Izraelit drejt objektivave ushtarake dhe qeveritare!

Ky është skenari i 24 deri në 48 orët e ardhshme që sipas burimeve amerikane e pret vendin nën hijen e një kërcënimi iranian, për sulmin vdekjeprurës ajror izraelit ndaj kompleksit të ambasadës iraniane në Damask.

Vëzhguesit amerikanë kanë vënë në dukje se Irani po lëviz "asetet ushtarake" përpara një sulmi ndaj Izraelit, sipas burimeve të CNN.

Ndër armët që vëzhguesit amerikanë kanë parë lëvizjen e Teheranit janë "dronët dhe raketat e lundrimit", raporton transmetuesi amerikan.

Sakaq presidenti amerikan Joe Biden bëri një paralajmërim të prerë ndaj Iranit të premten.

Gjatë një bisede me gazetarët pas një fjalimi virtual të mbajtur për një aktivitet që zhvillohej në qytetin e Nju Jorkut, presidenti Biden paralajmëroi Iranin të mos ndërmarrë veprime dhe tha se “jemi të përkushtuar për mbrojtjen e Izraelit. Do ta mbështesim Izraelin. Do të ndihmojmë për mbrojtjen e Izraelit dhe Irani nuk do të ketë sukses”.

Irani mbështet Hamasin, grupin palestinez që lufton Izraelin në Gaza, si dhe grupe të ndryshme përfaqësuese në të gjithë rajonin, duke përfshirë disa - si Hezbollahu në Liban - që shpesh kryejnë sulme kundër izraelitëve.

Të premten, Hezbollahu tha se kishte lëshuar "dhjetëra" raketa nga Libani drejt Izraelit. Një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) tha se rreth 40 raketa dhe dy dronë shpërthyes ishin lëshuar. Nuk u raportua për viktima dhe nuk kishte të dhëna për përfshirje nga aktorë të tjerë.

Izraeli njoftoi se ka anuluar frekuentimin e shkollave dhe aktivitetet e tjera rinore të planifikuara për ditët në vijim, si fillimi i festës së Pashkës, dhe ka vendosur forcat e armatosura në gatishmëri të plotë për shkak të hakmarrjes së mundshme nga Irani për sulmin vdekjeprurës të Izraelit ndaj konsullatës iraniane në Damask, Siri më 1 prill.

Mediat izraelite raportojnë se këto kufizime do të bëjnë që ndeshjet e futbollit të zhvillohen pa spektatorë për dy ditët e ardhshme, duke cituar kryetarin e ligave izraelite të futbollit Erez Halfon.

Duke njoftuar masat në një konferencë televizive, zëdhënësi ushtarak izraelit Daniel Hagari tha se dhjetëra avionë luftarakë ishin në ajër si pjesë e gjendjes së gatishmërisë./t.s/lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT