Makina me gaz shpërthen në zjarr në autostradën Thumanë-Milot

Aktualitet

Makina me gaz shpërthen në zjarr në autostradën

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të shtune në segmentin e autostradës Thumanë-Milot, pranë Fushë Mamurrasit.

Makina me gaz shpërthen në zjarr në autostradën

Mësohet se makina është me lëndë djegëse prej gazi.

Fatmirësisht drejtuesi i këtij automjeti ka shpëtuar mrekullisht, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. 

NJOFTIMI I POLICISE:

“Rreth orës 20:15, në aksin rrugor “Fushë Milot-Thumanë”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, është përfshirë nga flakët automjeti me drejtues shtetasin A. A. Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion