Investigimi i ri, dhuruesi i spermës me kancer, dyshohet për numër më të lartë çifteve "përfitues"

Bota

Investigimi i ri, dhuruesi i spermës me kancer, dyshohet për

Sperma e dhuruar nga Islanda deri në Shqipëri - Dhuruesi i spermës me rrezikun e kancerit -mjaft familje të painformuara. 

I koordinuar nga Rrjeti i Gazetarisë Investigative të EBU-së, një hetim nga DW dhe disa transmetues të tjerë publikë evropianë zbulon, se për më shumë se 15 vjet grave në të paktën 14 vende në Evropë dhe gjetkë u është shitur spermë nga donatori 7069.

Nga Islanda në Shqipëri dhe më gjerë, të paktën 197 fëmijë u ngjizën me spermën e donatorit 7069, tregon hetimi. Është e mundur që numri të jetë shumë më i lartë - ESB ende nuk e ka zbuluar numrin total të fëmijëve të ngjizur me spermën e tij. Dhe kështu mjekët nuk janë në gjendje të thonë nëse të gjithë janë testuar në këtë pikë.

Kështu, një mutacion gjenetik i rrallë dhe potencialisht fatal iu shit familjeve në të gjithë Evropën.

Disa nga fëmijët e ngjizur me spermën nga i njëjti donator kanë zhvilluar tashmë dy lloje të ndryshme kanceri; të tjerët "kanë vdekur tashmë", tha Edwige Kasper, një biologe e specializuar në predispozitat gjenetike ndaj kancerit. Ajo po këshillon disa nga familjet e prekura.

Ligjërisht, banka e spermës ka detyrimin të njoftojë të gjitha klinikat e fertilitetit në të cilat ka eksportuar gamete për çdo anomali gjenetike që lind. Klinikat, nga ana tjetër, informojnë prindërit. E megjithatë, DW dhe partnerët e saj kanë mësuar për disa raste familjesh që nuk janë informuar kurrë zyrtarisht se fëmijët e tyre mund të jenë bartës./DW 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion