Sulmi terrorist në Moskë, Ambasada Amerikane: Shmangni grumbullimet për 48 orë
Lajmifundit
/
22 Mars 2024, 21:47
Bota

Ambasada amerikane në Moskë ka lëshuar një alarm për qytetarët amerikanë, duke u kërkuar atyre që të shmangin vendet e mbushura me njerëz për 48 orët e ardhshme.
Selia diplomatike thotë se "po monitoron raportet e planeve të ekstremistëve për të synuar tubime të mëdha, duke përfshirë koncerte".
Këshilla për qytetarët amerikanë është të shmangin vendet e mbushura me njerëz dhe të ndjekin përditësimet në mediat lokale.


