Tërmeti shkatërrues në Marok, 2122 viktima dhe mbi 2400 të plagosur
Autoritetet perditesuan te dhenat ne lidhje me pasojat e termetit shkaterrues ne Marok duke raportuar se të paktën 2,122 njerëz janë vrarë.
Tërmetin goditi Marokun te premten dhe vec viktimave edhe 2,421 persona janë plagosur, tha të dielën transmetuesi shtetëror 2M.
Ekipet e shpëtimit paralajmërojnë se numri ende pritet të rritet pasi kerkimet nen rrenoja vijojne.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Tërmeti me magnitudë 6.8 goditi vonë të premten dhe ishte lekundja më e fortë që goditi rajonin rreth qytetit antik të Marrakech në një shekull, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA.
Marokenët e tmerruar kaluan një natë të dytë në rrugë, të frikësuar për t'u kthyer në shtëpitë e tyre. Tri ditë zie janë shpallur pas tërmetit më vdekjeprurës të vendit në dekada.
Përpjekjet e shpëtimit për të ndihmuar ata që janë kapur pranë epiqendrës së tërmetit të fuqishëm të së premtes kanë vazhduar të dielën, me anëtarë të ushtrisë, policisë dhe mbrojtjes civile që kanë mbërritur gjatë natës.
Shumë nga fshatrat pranë maleve të Atlasit afër epiqendrës së tërmetit janë të izoluar dhe të vështirë për t'u aksesuar, duke penguar operacionet.
Shkalla e ndikimit të tërmetit është ende duke u bërë e qartë, por dëshmitarët okularë me të cilët foli CNN shprehen një ndjenjë shkatërrimi.
Fatima, 50 vjeç, tha se shtëpia e saj në qytetin Asni në ultësirën e maleve të Atlasit të Lartë u shkatërrua nga tërmeti.
“Mezi pata mundësinë të nxirrja fëmijët dhe të ikja jashtë para se të shihja shtëpinë time duke u shembur. Është shembur edhe shtëpia e fqinjit dhe ka dy të vdekur nën rrënoja”, tha ajo.
Mustapha Louaanabi, i cili gjithashtu jeton në rrëzë të maleve të Atlasit, përshkroi momentin kur goditi tërmeti, duke thënë se kishte "zhurma të forta, shurdhuese" dhe dukej sikur "një tren po kalonte pikërisht në mes të dhomës së ndenjes".
Familja e tij u largua jashtë, ku ata qëndruan për pjesën tjetër të natës pasi pasgoditjet vazhduan deri në orën 8 të mëngjesit me orën lokale (3 të mëngjesit ET). “Askush nuk fjeti gjithë natën për shkak të pasgoditjeve dhe zhurma e këtyre goditjeve ka krijuar panik,” tha ai.
Shtëpia e Louaanabi i mbijetoi tërmetit, por një qytet aty pranë është rrafshuar me tokë dhe vendasit nuk janë në gjendje të nxjerrin trupat nga nën rrënojat, tha ai.
Mohamed, nga fshati Asni në Alhouz, në rrëzë të maleve të Atlasit të Lartë të Marokut, i tha CNN se pothuajse të gjitha shtëpitë në zonën e tij ishin dëmtuar nga tërmeti.
Ndërsa ai dhe familja e tij arritën të dilnin gjatë natës, të tjerët nuk ishin aq me fat. Mohamed tha se fqinji i tij "humbi" dy fëmijët e tij - një djalë dhe një vajzë.
Përpjekjet e shpëtimit janë ridrejtuar në zona të tjera aty pranë ku dëmet janë shumë më të mëdha se fshati i tij, shtoi ai.