Tërmeti shkatërrues në Afganistan, mbi 800 persona të vdekur e 2500 të zhdukur deri tani

Zëdhënësi i qeverisë afgane, Mawlawi Zabihullah Mujahid, tha se numri i të vdekurve në Kunar tani është 800, me 2,500 të plagosur.
Duke folur në një konferencë për shtyp, ai tha se numri mund të rritet ndërsa përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë.
Operacionet e shpetimit ne veshtiresi
Marrja e ndihmës për njerëzit në zonat rurale të provincave Kunar dhe Nangarhar ka qenë shumë sfiduese për shkak të kushteve të rrugëve, thotë Mohsin Momand i Al Jazeera, duke raportuar nga Kabuli.
«Rrugët nuk janë të shtruara. Kryesisht, ato janë të mbuluara me gurë për shkak të tërmetit dhe është shumë e vështirë të shkosh atje tani», tha Momand.
«Pra, është padyshim e vështirë për autoritetet të shpëtojnë njerëzit në këtë moment», tha Momand, duke shtuar se shumica e shtëpive në zonat e goditura janë ndërtuar me baltë, prandaj ato u shembën lehtë.
Termetet ne Afganistan ne te kaluaren
Në vitin 2023, më shumë se 2,000 njerëz u vranë kur një tërmet me magnitudë 6.3 goditi provincën perëndimore të Heratit.
Në vitin 2022, një tërmet i fuqishëm goditi një rajon të thyer malor të Afganistanit lindor, duke vrarë të paktën 1,000 njerëz dhe duke plagosur rreth 1,500 të tjerë.
Në vitin 2015, një tërmet në verilindje të Afganistanit vrau më shumë se 200 njerëz në vend dhe në Pakistanin verior.
Një tërmet me magnitudë 6.1 në vitin 2002 vrau rreth 1,000 njerëz në Afganistanin verior.
Në vitin 1998, një tërmet me magnitudë 6.1 dhe dridhjet pasuese në verilindjen e largët të Afganistanit vranë të paktën 4,500 njerëz.


