“Në dosje ka emra interesantë”, çfarë deklaroi Monika Kryemadhi në SPAK

Politikë

“Në dosje ka emra interesantë”, çfarë deklaroi

Monika Kryemadhi u paraqit sot, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme AntiKorrupsion (SPAK) ku deklaroi se po përballet me akuza absurde, të cilat lidhen me një kredi të marrë në vitin 2010.

“Vepra penale, qoftë për mua apo për mamanë time, quhet pse unë kam marrë një kredi në vitin 2010 dhe kjo kredi qenka e paligjshme, edhe pse ajo është shlyer për 4-5 vjet, ndërkohë që mamaja ime e ka shlyer për 9 muaj.

Ka një analizë financiare nga SPAK, por kemi edhe ne tonën. Personi që ka bërë analizën nuk është ekspert, ndërsa i yni është i licencuar nga Ministria”, u shpreh Kryemadhi.

Kryemadhi shtoi se nga ana e prokurorëve sheh “shpërdorim detyre dhe tejkalim kompetencash, përpos diskriminimit dhe intimidimit të dëshmitarëve”.

Ajo vuri ne dukje se emrat e përfshirë në këtë çështje janë “shumë interesantë”, duke aluduar për prapaskena më të thella politike e juridike.

Më 29 gusht, Prokuroria e Posaçme ka çuar në gjyq ish-presidentin e vendit Ilir Meta dhe Kryemadhin, ndaj të cilëve rëndojnë tre akuza, atë të korrupsionit, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë.

Për dyshimet se kanë ndihmuar në pastrimin e parave, në gjyq është çuar edhe Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit dhe Ema Çoku.

SPAK thotë se hetimet për Metën dhe Kryemadhin kanë zbuluar disa skema korrupsioni dhe përdorimi të pushtetit politik.

Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion pritet tashme të caktojë këtë muaj një seancë paraprake për të shqyrtuar kërkesën e SPAK.

ME TE LEXUARAT