Krimi nuk merr fund në SHBA, vritet me armë zjarri një 17-vjeçare, plagoset rëndë babai i saj

Bota

Krimi nuk merr fund në SHBA, vritet me armë zjarri një

Vritet me armë zjarri në SHBA një 17-vjeçare, ndërsa babai i saj plagoset rëndë. Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur në një parkim pranë një fast food në Cikago. Dëshmitari ka treguar se dy persona dolën nga një makinë gri dhe filluan të qëllojnë kundër mjetit ku ndodhej Jontae Adams dhe vajza e tij Jaslyn.

 

E mitura është dërguar në spital menjëherë, por nuk i shpëtoi plagëve të marra, ndërkohë që babai i saj po lufton me jetën.

Policia ka nisur hetimet, pasi ende nuk dihet pse kjo përleshje ndodhi.

ME TE LEXUARAT