Sulmi me raketa, kryeministri i Pakistanit paralajmëron: India do të vuajë pasojat, vranë 26 civilë

Bota

Sulmi me raketa, kryeministri i Pakistanit paralajmëron: India do të

Kryeministri i Pakistanit, Sharif, thotë se India duhet të "vuajë pasojat" e sulmit të kryer mremjen e djeshme te cilin e ka quajtur "frikacak".

Deklaraten, Kryeministri i Pakistanit , Shehbaz Sharif, e beri ne nje mesazh ku i është drejtuar kombit pas sulmit me raketa gjatë natës nga forcat ajrore indiane.

India “do të duhet të vuajë pasojat” e sulmeve të saj ajrore, tha Sharif, cituar nga Dawn. Ai tha:

Ndoshta menduan se do të tërhiqeshim, por e anashkaluan faktin se ky është një komb i ndërtuar mbi guximin.

Shehbaz i përshkroi sulmet e indise si “frikacake”:

Ministri i Mbrojtjes i Pakistanit, Khawaja Muhammad Asif, tha se vendi i tij po “përpiqet të shmangë” një luftë të plotë me Indinë, por se ushtria e saj është “e përgatitur” për këtë skenar.

Asif, në një intervistë me CNN të mërkurën, tha se sulmi i Indisë gjatë natës shënoi një “ftesë për të zgjeruar konfliktin” me Pakistanin dhe ishte një “shkelje e qartë”.

Ai tha se ushtria e Pakistanit ishte e përgatitur “për një luftë të përgjithshme”, duke shtuar:

Ajo që ndodh më pas është se ne jemi të përgatitur për një luftë të përgjithshme. Nuk ka absolutisht asnjë dyshim, sepse India po rrit intensitetin, rreziqet e këtij konflikti. Pra… nuk mund të na zërë vigjilentë.

ME TE LEXUARAT