Deputeti polak fshin këpucët me flamurin e BE-së

Bota

Deputeti polak fshin këpucët me flamurin e BE-së

Deputeti polak Grzegorz Braun hoqi këpucët dhe i pastroi me flamurin e BE-së.

Ngjarja ka ndodhur në Katovicë, ku ai është shprehur: “Kjo është Polonia, jo Brukseli!"

Kujtojmë që Parlamenti Evropian ka votuar më herët për t'i hequr imunitetin ligjor Grzegorz Braun. Ky i fundit është një eurodeputet polak i ekstremit të djathtë.

Ai përballet me akuza në Poloni në lidhje me disa vepra të dyshuara penale.  

Braun, i cili do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale polake muajin e ardhshëm, vitin e kaluar iu hoq imuniteti nga parlamenti i Polonisë dhe iu ngritën akuza nga prokurorët.

Por më pas ai u zgjodh në Parlamentin Europian, duke rifituar imunitetin e humbur. 

ME TE LEXUARAT