Tërmeti i fortë godet Meksikën, paralajmërim për cunami

Bota

Tërmeti i fortë godet Meksikën, paralajmërim për cunami

Një tërmet me magnitudë 7.4 ballë është regjistruar sot në brigjet perëndimore të Meksikës, sipas Institutit Amerikan të Gjeologjisë (USGS).

Thellësia fokale e tërmetit vlerësohet në rreth 10 kilometra, ndërsa epiqendra është lokalizuar në zonën detare, 71 kilometra në jugperëndim të Puerto Madero-s, në shtetin Chiapas.

Lëkundjet sizmike janë ndjerë fuqishëm edhe në Guatemalën fqinje.

Autoritetet kanë lëshuar një paralajmërim për cunami.

ME TE LEXUARAT