Hyri me shpejtësi në mes të turmës së njerëzve në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani, zbulohen detajet e reja: Si autori…

Bota

Hyri me shpejtësi në mes të turmës së njerëzve

Autori i dyshuar i sulmit në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani ndodhet përpara gjykatësve, për tu përballur me akuzat e ngjarjes së rëndë.

51-vjeçari Taleb A., emigrant nga Arabia Saudite, I mori jetën gjashtë personave dhe plagosi më shumë se 300 të tjerë.
Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë, teksa gjykata ka treguar se si ndodhi ngjarja e dhjetorit të kaluar, duke zbuluar kështu detaje të reja.

Autori me një makinë BMW me qira me shpejtësi deri në 48 km/orë (29 mph) hyri përmes tregut në qendër të Magdeburgut më 20 dhjetor 2024.

Prokurorët thonë se sulmi ndodhi në orën 19:02 sipas kohës lokale, kur tregu ishte i mbushur me festues të Krishtlindjeve dhe zgjati vetëm një minutë e katër sekonda.

“Nuk ishte nën ndikimin e alkoolit ose substancave të ngjashme gjatë kryerjes së sulmit dhe me sa duket veproi nga pakënaqësia e frustrimi për rrjedhën dhe rezultatin e një mosmarrëveshjeje civile dhe dështimin e padive të ndryshme penale. Qëllimi i tij duket se ka qenë të vriste një numër të pacaktuar njerëzish. Ai e planifikoi dhe e përgatiti krimin në detaje gjatë disa javësh pa ndihmën e bashkëpunëtorëve“, thuhet në raportimin e prokurorisë.

51-vjeçari, do të paraqitet në gjykatën rajonale të Magdeburgut i akuzuar për vrasjen e gjashtë personave, një djali nëntëvjeçar dhe pesë grave të moshës midis 45-75 vjeç.

Ai akuzohet gjithashtu për tentativë vrasjeje në lidhje me 338 persona të tjerë. Nëse shpallet fajtor, ai përballet me burgim të përjetshëm për vrasje.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion