Horror, zbulohet kulti i inçestit ku 3 motra përdhunoheshin nga babai dhe vëllezërit

Bota

Horror, zbulohet kulti i inçestit ku 3 motra përdhunoheshin nga

Patriarku pervers i familjes më famëkeqe të Australisë, drejtonte atë që është quajtur nga mediat “ferma e incestit” duke përdhunuar bijat e tij bashkë me djemtë, e duke lindur fëmijë me to.

Tim Colt dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me tre nga vajzat e tij, të njohura si Rhonda, Betty dhe Martha, dhe i ka lënë ato shtatzanë, duke shtuar më shumë familjen e tij barbare.

Sipas The Sun, detajet e neveritshme të “familjes më pjellore në botë” janë zbuluar pasi një gjykata pezulloi urdhërin e heshtjes për mediat.

Klani 38-anëtarësh Colt, u detyruan të jetonin në skllavëri në një histori të sëmurë të inçestit, neglizhencës dhe pedofilisë që tronditi botën. Fëmijëve u janë dhënë pseudonime të caktuara në gjykatë për të fshehur identitetin e tyre.

Tre nga vajzat e Colt që janë paraqitur në gjyq, janë sulmuar  dhe dëbuar nga komunitetet për shkak të fëmijëve të tyre të lindur, produkte të përdhunimit dhe marrëdhënieve seksuale me babanë dhe vëllezërit e tyre.

Tim Colt gjithashtu pretendoi se ishte prind i 13 fëmijëve të vajzës së tij Betty, katër nga pasardhësit e Rhonda dhe madje edhe fëmija i mbesës së tij Raylene, Kimberly.

Në një gjykim tjetër të Colt, djali i Tim Colt, Roderick u shpall fajtor për përdhunimin e mbesës së tij, e cila ishte gjithashtu gjysmë motra e tij. Viktima, Petra, ishte fëmija biologjik i Tim Colt dhe Betty Colt dhe gjithashtu u sulmua nga xhaxhai i saj Frank në sediljen e pasme të makinës së tij gjatë një vizite në fermën e familjes në shkurt 2010, për të cilën ai u dënua.

 

ME TE LEXUARAT